Lekndreaj i bashkohet Vëllaznimit

Basketboll

Lekndreaj i bashkohet Vëllaznimit

Nga: K.G. Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 19:44
Lekndreaj

KB Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshjen me basketbollistin Daniel Lekndreaj.

Gjakovarët kanë synime të mëdha ë vazhdim të kampionatit.

Pas 14 jave Vëllaznimi është në vend të pestë me pikë.

“KB Vëllaznimi ka kënaqësinë të konfirmojë edhe zyrtarisht se ka nënshkruar me superyllin vendor, Daniel Lekndreaj.

Për të jetësuar këtë transferim, klubi ka punuar intensivisht në kohët e fundit duke plotësuar dëshirën e lojtarit, e cila përputhet me vizionin e klubit tonë, duke qenë prej klubeve më të organizuara në vend. 

Daniel Lekndreaj njihet si lojtar me shpirt luftarak, një forcë e papërballueshme për kundërshtarët në fazën e mbrojtjes dhe mjaft agresiv në fazën sulmuese. Ai posedon një set të gjerë të shkathtësive basketbollistike dhe loja e tij multi-dimensionale do të mbush atë që na mungoi në disa reparte.

Lojtari jonë më i ri ka një mesatare të karrierës prej 11.6 pikësh, 8.9 kërcimesh, 2.7 asistimesh, 1.2 topash të vjedhur e 0.4 ballokadash. 

Ai është 26 vjeçar dhe është i gjatë 192 cm. Lekndreaj mund të luajë në disa pozita combo si 4 (PF) ashtu edhe 3 (SF). Danieli dallohet për mençurinë që e karakterizon në lojën e tij. 

Te Sigal Prishtina ai ka pasur mesatare sezonale prej 13.1 pikësh e 6.7 kërcimesh, te KB Peja mesatare prej 11.6 pikësh e 8.9 kërcimesh dhe përqindje prej 32.6% nga vija për tri pikë. Konsistenca e tij u dallua edhe te KB Bashkimi me 12.8 pikë, 9.1 kërcime, 2.2 asistime dhe 1.7 topa të vjedhur në hiç më pak se 29 ndeshje kampionale përgjatë gjithë sezonit 2022/2023.

Për cilësitë e tij nuk kemi dyshime, së bashku me tifozët më të mirë në botë, Kuqezinjtë e Jakovës, na presin momente të mëdha të triumfit”, njofton KB Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat