Indiana rikthehet te suksesi, Minnesota ruan kreun në Perëndim

Basketboll

Indiana rikthehet te suksesi, Minnesota ruan kreun në Perëndim

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 11:51
Pamje nga ndeshja

Minnesota vijon të ruajë pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pavarësisht humbjes 129-106 në fushën e Oklahoma.

Dy skuadra pretendente në këtë kah të NBA-së, ku për vendasit të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Alexander Shai me 34 pikë më i miri).

Fiton edhe Brooklyn, që falë 24 pikëve të Johnson, mundi 118-112 Detroit jashtë fushe.

Rikthehet te fitorja ekipi i Indiana, që mposhti 123-117 Houston. Për miqtë u dallua Haliburton me 33 pikë e 10 asist.

Pas kohës shtesë triumfon skuadra e Memphis, që mundi 116-115  New Orleans, ndeshje ku u dalluan Morant me 31 pikë e Bane me 27 pikë.

San Antonio mbetet në fund të renditjes në Perëndim pas humbjes 130-118 nga Utah Jazz (Markkanen 31 pikë). Skuadra e Chicago, falë 25 pikëve të DeRozan mundi 118-113 Atlanta, ndërsa Portland fitoi 130-113 ndaj Sacramento (Fox 43 pikë, më i miri në fushë).

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Brooklyn, 112-118

Washington – Orlando, 119-127

Chicago – Atlanta, 118-113

Houston – Indiana, 117-123

New Orleans – Memphis, 115-116

Oklahoma – Minnesota, 129-106

San Antonio – Utah Jazz, 118-130

Portland – Sacramento, 130-113

Clippers – Charlotte, 113-104

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat