Bucks rikthehen te fitoret

Basketboll

Bucks rikthehen te fitoret

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 13:32
Pamje nga ndeshja

Milwaukee Bucks janë rikthyer te fitoret në elitën e basketbollit amerikan NBA, pasi kanë triumfuar në udhëtim te Brooklyn Nets.

Vetëm çereku i parë ishte më i barabartë, pasi gjatë tre të tjerëve Bucks dominoi dhe në fund arriti fitore me 22 pikë diferencë 122:144.

Giannis Antetokunmpo ishte më i miri në parket si gjithmonë te skuadra e Bucks me 32 pikë, 10 kërcime e tetë asistime derisa shtoi edhe dy bllokada.

Me lojë të mirë te fituesit u dallua edhe Khris Middleton me 27 pikë e 10 asistime, derisa Payne shtoi 18 pikë të tjera.

Jalen Wilson ishte basketbollisti më efikas te skuadra vendase me 21 pikë e 10 kërcime, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.

Fitore në udhëtim kanë marrë edhe katër skuadra të tjera ku Philadelphia 76ers mposhti Orlando Magic 112:92, Toronto Raptors triumfoi te Washington Wizards me 30 pikë diferencë 132:102, derisa Phoenix Suns pa problem mposhti Houston Rockets 129:113 e krejt në fund Cleveland Cavaliers befasoi Dallasin duke e mposhtur me tre pikë diferencë 110:113. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat