Denveri fiton

Basketboll

Denveri fiton

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 13:47
Pamje nga ndeshja

Minnesota e Denver vijojnë duelin “kokë më kokë” për kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Kampionët e Denver fituan sot 142-105 ndaj Memphis, ndeshje ku u dallua Nikola Jokic, autor i një “triple double” (26 pikëe, 14 rebound, 10 asist).

Minnesota mposhti 118-110 Dallas. Anthony Edwards realizoi 44 pikë për vendasit, duke qenë më i miri në fushë.

Rikthehet te fitorja ekipi i Lakers, që mposhti 132-112 ekipin e Charlotte. Davis me 26 pikë ishte shënueis më i mirë, ndërkohë që realizuan të gjithë lojtarët e Lakers që u aktivizuan.

Skuadra e Miami, falë 26 pikëve të Tyler Herro, mposhti 114-102 Golden State, ndësa pas kohës shtesë triumfon ekipi i Boston. Skuadra e Celtics fitoi 128-122 ndaj Detroit, ku Porzingis e Tatum realizuan 66 pikë së bashku. Fiton edhe Indiana, që mundi 120-104 Chicago, ku protagonist ishte Turner me 24 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Boston – Detroit, 128-122

Chicago – Indiana, 104-120

Minnesota – Dallas, 118-110

New Orleans – Utah Jazz, 112-105

Denver – Memphis, 142-105

Golden State – Miami, 102-114

Portland – San Antonio, 105-118

Lakers – Charlotte, 133-112

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat