KB Prizreni: Arti Hajdari u aksidentua me veturë por pa pasoja

Basketboll

KB Prizreni: Arti Hajdari u aksidentua me veturë por pa pasoja

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 23:13
Hajdari

KB Prizreni njofton se Arti Hajdari u aksidentua me veturë pas ndeshjes me Sigal Prishtinën!

Klubi i basketbollit Prizreni ka njoftuar se basketbollisti i tyre, Arti Hajdari është përfshirë në një aksident trafiku pas ndeshjes me Sigal Prishtinën.

Përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, ekipi prizrenas njofton se Hajdari është mirë me shëndet.

Madje, ai aktualisht gjendet në dasmën e kapitenit të Prizrenit.

"Ne media po qarkullon lajmi mbi aksidentin e basketbollistit tanë Arti Hajdari pas përfundimit të ndeshjes me Sigal Prishtinën.

Lajmi është i drejt por fal mrekullisë së Zotit, Arti Hajdari është shëndosh e mirë dhe tani gjendet në dasmën e kapitenit të ekipit Qëndrim Ajazaj i cili sot i dha fund beqarisë.

Ju faleminderit shumë për pyetjet dhe interesimin e treguar. Jemi mirënjohës pa fund.

Si qershi mbi tortë i urojmë martesën kapitenit dhe urojmë jetë të gjatë e të lumtur", njofton KB Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat