Sot xhiro e 16-të me super derbi, vëmendja në Mitrovicë

Basketboll

Sot xhiro e 16-të me super derbi, vëmendja në Mitrovicë

Më: 6 janar 2024 Në ora: 11:12
Të shtunën zhvillohet një nga derbit më të mëdhenj në vendin tonë

Ndeshjet e para të Prince Caffe Superligës për këtë vit do të zhvillohen në fundjavë me javën e 16-të.

Të shtunën zhvillohet një nga derbit më të mëdhenj në vendin tonë, ku përballen Trepça dhe Sigal Prishtina. Mitrovicasit janë liderë me 13 fitore e dy humbje, kurse prishtinasit janë në vendin e tretë me dhjetë fitore e pesë humbje.

Në dy ballafaqimet e këtij edicioni, ‘Xehetarët’ fituan 78:66 si vendas dhe 66:76 si mysafirë. Përballjet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe janë zhvilluar në një atmosferë të zjarrtë sportive dhe kështu pritet edhe të shtunën.

Sfidë po ashtu interesante pritet të shtunën mes Bashkimit dhe Vëllaznimit. Prizrenasit janë në vendin e shtatë me katër fitore e 11 humbje, kurse kuqezinjtë në vendin e pestë me shtatë fitore e tetë humbje, andaj është një duel shumë i vlefshëm për dy skuadrat.

Të dielën do të ndeshen Golden Eagle Ylli me Istogun. Therandasit janë në vendin e katërt me nëntë fitore e gjashtë humbje, ndërsa istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 15 humbje.

Dueli i fundit i kësaj xhiro është mes Proton Cable Prizrenit dhe Pejës. Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me pesë fitore e dhjetë humbje, kurse pejanët janë në vendin e dytë me 11 fitore e katër humbje. Sfida pritet të jetë interesante për të përmbyllur këtë xhiro, ndërsa stinori pranveror pritet të jetë shumë interesant.

Prince Caffe Superliga-Java 16

E shtunë

17:00 Trepça – Sigal Prishtina

19:00 Bashkimi – Vëllaznimi

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Istogu

19:00 Proton Cable Prizreni – Peja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat