Ylli i NBA dëmtohet në shpatull dhe mbyll sezonin

Basketboll

Ylli i NBA dëmtohet në shpatull dhe mbyll sezonin

Më: 9 janar 2024 Në ora: 14:08
Ja Morant

Sezoni 2023-2024 për basketbollistin Ja Morant, që luan për Memphis Grizzlies, ka përfunduar që në janar. I rikthyer vetëm dy javë më parë nga një pezullim i gjatë, 25 ndeshje, ai është dëmtuar.

Ja Morant, një nga yjet e NBA-së, ka patur probleme në shpatull, çka e detyron të operohet, duke humbur kështu të gjithë pjesën e dytë të sezonit. Morant luajtir vetëm 9 ndeshje këtë sezon.

Ai po bënte një paraqitje shumë të mirë në këto ndeshje, pasi kishte një mesatare prej 25.1 pikësh, 8.1 asist dhe 5.6 rebound për ndeshje.

Basketbollisti 24-vjeçar konsiderohe edhe si një rebel, teksa u pezullua pasi iu gjet armë në makinë, dy herë radhazi.

Morant rrezikon të humbasë edhe kombëtaren amerikane të basketbollit, që do të luajë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Lojtari pritet të rikthehet në dispozicion sezonin e ardhshëm të NBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat