Plantak ndahet me Vëllaznimin

Basketboll

Plantak ndahet me Vëllaznimin

Nga: K. G. Më: 9 janar 2024 Në ora: 20:15
Josip Plantak

Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin Josip Plantak.

Mbetet të shihet se cili do të jetë pasardhësi i tij në klubin kuqezi.

“KB Vëllaznimi njofton se Josip Plantak nuk do të jetë më trajner i skuadrës tonë dhe marrëveshja është shkëputur me pajtueshmëri të dyanshme. 

Klubi mbetet i përkushtuar që skuadra të jetë konkurruese si në Superligën e Kosovës, ashtu edhe në garat tjera.

Shumë shpejt pritet të fillojë punën trajneri i ri!”, njofton KB Vëllaznimi. 

Skuadra gjakovare renditet në vend të pestë me 23 pikë pas 16 jave në elitën e basketbollit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat