Lakers fiton ndeshjen spektakolare

Basketboll

Lakers fiton ndeshjen spektakolare

Më: 10 janar 2024 Në ora: 10:45
Pamje nga ndeshja

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore në NBA, teksa kanë mposhtur para adhuruesve të vet skuadrën kanadeze Toronto Raptors.

Ka qenë një ndeshje spektakolare që në fund i takoi vendasve me vetëm një pikë diferencë pasi në fund rezultati ishte 132:131.

Nga fillimi deri në fund të ndeshjes rezultati ishte shumë i ngushtë ku dy skuadrat arrinin të krijonin epërsi të ngushta të pikëve.

Anthony Davis ka qenë fantastik në këtë ndeshje me 41 pikë, 11 kërcime, gjashtë asistime si dhe një bllokad.

Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që e mbylli ndeshjen me 22 pikë e 12 asistime.

Në anën tjetër te mysafirët më efikasi ishte Scott Barnes me 26 pikë si dhe Pascal Siakam që shtoi 25 të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat