Top 5 e javës së 13 në Superliga Femrat

Basketboll

Top 5 e javës së 13 në Superliga Femrat

Më: 11 janar 2024 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Në mes javë janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të Superliga Femrat.

Kryendeshja u zhvillua në Pejë në mes Peja03-Bashkimi, ku fitore arriti të shënoj skuadra e Bashkimit me rezultat 81:83.

Në këtë ndeshje shumë interesante e dramatike paraqitje të dalluar patën Sarah Mgbeike që pati efikasitet prej 25 pikësh, 13 kërcime dhe 5 asistime edhe kapitenia prizrenase Aulona Muhadri që kontribuoi me 9 pikë, 12 kërcime e 5 asistime.

United Basketball befasoi këtë javë duke fituar ndaj Trepçës me rezultat 64:47, më e mira e kësaj ndeshje ishte Anesa Korqa e cila ishte e saktë për 11 pikë pati 8 kërcime dhe asistoj 2 herë.

Fitore shënoj edhe Prishtina ndaj Penzes me rezultat të përgjithshëm 81:70, dyshja amerikane tek Prishtina Williams dhe Johnson ishin më efikaset.

Jade Williams pati 27 pikë, 15 kërcime dhe 4 asistime ndërsa Asianae Johnson pati saktësi prej 19 pikësh, 8 kërcime dhe 3 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat