Prishtina triumfon në derbi e vjetër ndaj Penzes 

Basketboll

Prishtina triumfon në derbi e vjetër ndaj Penzes 

Më: 11 janar 2024 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Penzes me rezultat 81:70 (20:10,29:23,20:22,12:15).

Prishtina e filloi më mirë në pjesën e parë duke shënuar 49 pikë ndërsa Penza u kundërpërgjigje me 33 pikë, kështu duke arritur që Prishtina të krijoj epërsi të konsiderueshme prej 16 pikësh.

Epërsia e krijuar filloi të shkrihet në çerekun e tretë ku vajzat pejane filluan lojë më dinamike duke arritën që të shënojnë dy pikë më shumë sesa prishtinaset 20:22.

Penza vazhdoi ta befasonte Prishtinën edhe në 10 minutat e fundit duke arritur që ta ngushtoj epërsinë edhe më shumë por pa sukses për ta fituar ndeshjen, Prishtina arriti të fitoj me rezultat të përgjithshëm 81:70.

Tek skuadra fituese më të dalluarat ishin Jade Williams me 27 pikë, 15 kërcime e 4 asistime si dhe Asianae Johnson me 19 pikë, 8 kërcime dhe 3 asistime.

Kurse tek Penza, Saranda Daci ishte më e dalluara me 20 pikë, 19 kërcime dhe 3 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat