​Trepça shumë e fortë për Pejën, e mposht midis “Karagaçit”

Basketboll

​Trepça shumë e fortë për Pejën, e mposht midis “Karagaçit”

Më: 13 janar 2024 Në ora: 21:19
​Trepça

Ka përfunduar derbi mes KB Pejës dhe KB Trepçës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 17 të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në përballjen që u zhvillua në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë, Trepça e ka mposhtur Pejën si mysafire me shifrat 69:85 (18:23, 22:18, 15:22, 14:22).

Basketbollistët më të mirë te Trepça ishin Kevin Davis-Bracy me 20 pikë e shtatë kërcime dhe një asistim, dhe Darnell Edge me 19 pikë e pesë kërcime.

Ndërkaq, më i dalluari te Peja ishte Justin Davis-Edler me 22 pikë, tetë kërcime e një asistim.

Me këtë fitore, Trepça vazhdon dominimin dhe ngjitet në kuotën e 32 pikëve në vendin e parë, tre pikë larg Pejës në vendin e dytë që ka 29 pikë.

Rezultati final, 85:69 në favor të Trepçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat