Boston kthehet te suksesi

Basketboll

Boston kthehet te suksesi

Më: 14 janar 2024 Në ora: 16:39
Pamje nga ndeshja

Humbja në sfidën direkte kundër Milwaukee ishte një zhgënjim i madh, por Boston kthehet shumë shpejt te fitorja, ndërsa të gjithë irritimin e Celtics e vuajti Houston.

Kryesuesit e Konferencës së Lindjes fituan me rezultatin e thellë 145-113, falë një paraqitje të shkëlqyer të dyshes së yjeve, Jaylon Brown dhe Jayson Tatum. I pari ishte shënuesi më i mirë I sfidës me 32 pikë, ndërsa tjetri mbylli ndeshjen me 27 pikë të tjera në triumfin e rekordmenëve të basketbollit amerikan.

Nuk kishte surpriza as në fushën e favoritëve të tjerë në Lindje. Milwaukee vazhdoi serinë pozitive me fitoren 129-118 në dëm të Golden State.

Pa Stephen Curry, skuadra nga San Françisko u dorëzua përballë gjigandit Antentokoumpo.

Basketbollisti grek udhëhoqi edhe një herë Baks, me 33 pikë, 9 topa të kapur në tabelë dhe 5 asist. Nuk zhgënjeu as Damian Lillard, që ndihmoi skuadrën vendase me 27 pikë. Megjithëse pa shkëlqimin e dy yjeve, një paraqitje të shkëlqyer bëri edhe Khris Middleton, me dy shifra dopjo 24 pikë dhe 10 asist, por mbi të gjitha me 70% saktësi në gjuajtjet nga fusha.

Krejt i ndryshëm është diskutimi për Los Angeles Lakers. Kalifornianët i shtuan një tjetër humbje serisë negative, të kushtëzuar edhe nga mungesa e LeBron James. Lakers u mundën 139-125 në fushën e Jutah, pavarësisht tre shifrave dopjo të Anthony Davies.

Një tjetër mungesë e madhe në mbrëmjen e fundit të NBA ishte ajo e Luka Doncic. Pa basketbollistin slloven, Dallas shënoi një tjetër humbje, këtë herë në fushën e tij përballë New Orleans me rezultatin 108-118.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat