Fitore e madhe e gjakovarëve

Basketboll

Fitore e madhe e gjakovarëve

Më: 14 janar 2024 Në ora: 19:29
Pamje nga një ndeshje

Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Proton Cable Prizrenin 86:70 (22:21, 20:13, 26:19, 18:17), në javën e 17-të të Prince Caffe Superligës.

Sfida nga fillimi ishte interesante, ku mysafirët e nisën 2:6, por u kundërpërgjigjën vendasit, duke kaluar në epërsi 22:17, sidoqoftë, çereku i parë përfundon 22:21.

Kuqezinjtë ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku kishin epërsi deri në nëntë pikë, 40:31, derisa pjesa e parë përfundoi 42:34.

Kuqezinjtë vazhduan me lojë të mirë dhe në periodën e tretë, ngritën epërsinë në 17 pikë, 68:51, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 68:53.

Prizrenasit në dhjetë minutat e fundit afruan shifrat në 68:60, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe Vëllaznimi ngriti epërsinë për të triumfuar në fund 86:70.

Më i miri te Vëllaznimi ishte Sammuel Sessoms me 23 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime, kurse te Proton Cable Prizreni, Desi Sills kishte 16 pikë e pesë asistime dhe Arti Hajdari 13 pikë e gjashtë kërcime.

Tani Vëllaznimi numëron tetë fitore e nëntë humbje, kurse Proton Cable Prizreni pesë fitore e 12 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat