Peja 03 triumfon në Gjilan

Basketboll

Peja 03 triumfon në Gjilan

Më: 14 janar 2024 Në ora: 19:38
Pamje nga një ndeshje

Peja 03 ka shënuar fitore të lehtë ndaj UnitedBasketball me rezultat 48:84 (8:20,15:23,9:27,16:14). Pjesa e parë u mbyll me rezultat 23:43 për vajzat mysafire.

Ritëm i njëjtë u pa edhe në pjesën e mbetur të lojës, Peja 03 ishte shumë e fort për United Basketball.

Të gjithë periudhat iu takuan Peja 03 përveç çerekut të fundit ku UnitedBasketball arriti të shënoj më shumë se Peja 03.

Në fund vajzat mysafire triumfuan me rezultat të përgjithshëm 48:84.

Tek Peja 03 më të dalluarat ishin Zërina Shatri me 12 pikë, 11 kërcime dhe 1 asistime dhe Taylor Jones 19 pikë, 8 kërcime dhe 1 asistime.

Për UnitedBasketball më e dalluara ishte Etna Rexhepi me 28 pikë, 10 kërcime dhe 2 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat