KB Prizreni synon Kupën e Kosovës dhe inkuadrimin në play-off

Basketboll

KB Prizreni synon Kupën e Kosovës dhe inkuadrimin në play-off

Më: 15 janar 2024 Në ora: 11:03
Arbnor Rifati.

Kupa e Kosovës është synimi kryesor i klubit të basketbollit “Prizreni”, për këtë sezon të Superligës.

I kënaqur me ecurinë e skuadrës deri në këtë pikë të sezonit është shprehur njëri nga themeluesit e këtij klubi, Arbnor Rifati. Ai ka thënë për KosovaPress, se duke parë rivalitetin e madh në Superligë, rezultatet e deritanishme janë mjaftë të mira për KB “Prizrenin”.

Rifati: Jemi skuadër e re dhe po ecim mirë me rezultate

Unë jam i kënaqur jashtëzakonisht shumë me ecurinë e skuadrës. Nuk pajtohem me ju që nuk po ecën mirë, pasi që kemi një konkurrencë shumë të fortë në Superligë kur dihet që klubi i basketbollit “Proton Cable Prizreni”, është klub i formuar tash e tetë vite, jemi në vitin e gjashtë në Superligë dhe jemi ekipi më i ri, Istogu është pas nesh, kështu që ecuria është jashtëzakonisht e mirë, jemi duke parë ngjarje të bukura, ndeshje me plotë adrenalinë, me plotë shikueshmëri, çfarë është më e rëndësishmja që basketbolli e ka kthyer që ka qenë prioritet numër një, sporti numër një në vend.”, tha Rifati.

Rifati më tej tha se ndihet krenar që baza e klubit është e përbërë nga lojtarët vendor, derisa zbuloi se Kupa e Kosovës, është objektivi kryesor i tyre.

Rifati: Prioritet i yni është kupa dhe inkuadrimi në fazën e play-off-it

“Kjo skuadër çdoherë lufton për trofetë e mundshëm, normal është vështirë, por assesi ne nuk krijojmë skuadër për mbijetesë. Ajo çfarë jam krenar me klubin e basketbollit Proton Prizreni se momentalisht jemi i vetmi ekip në Superligë që kemi vetëm tre të huaj, është klub që jep objektivitet dhe iu jep rëndësi lojtarëve vendor. Jemi me fat që kemi lojtarë vendor shumë të mirë në ekip dhe boshti i skuadrës sonë përbëhet prej lojtarëve vendor...(04:54)...Prioritet do të jetë hyrja së pari në play off dhe fitimi i Kupës së Republikës së Kosovës që do të mbahet në fund të muajit shkurt.”, theksoi Rifati.

Për nga ana financiare, klubi prizrenas krenohet për një stabilitet të nivelit të lartë, gjë e cila, sipas Rifatit, po forcohet nga dita në ditë.

Rifati: Jemi klub me stabilitet të lartë financiar

“Unë çdoherë kam thënë që nëse nuk jemi kampion në fushë, do të thotë nuk marrim trofe në aspektin e basketbollit, në aspektin organizativ, nuk dua të jem modest, jemi klub shembull dhe çfarë jam krenar për ekipin që e kam udhëhequr unë dhe njerëzit që kanë qëndruar pranë meje që për të gjitha këto vite, ne asnjëherë nuk kemi ngelur borxh ndonjë lojtari apo ndonjë shërbyesi, akomodimi, ushqimi, obligimet ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës, jemi ndër më të saktit dhe kjo na ka bërë krenar...Në aspektin financiar qëndrojmë mirë, kemi sponsor shumë besnik, kemi sponsor të cilët kanë besuar këtë projekt.”, theksoi Rifati.

Ai ka folur edhe për vendimin e FBK-së për mos lejimin e tifozëve mysafirë në ndeshjet e basketbollit, vendim për të cilin ka thënë se është i duhur, pasi parandalon dhunën në palestra.

Rifati: Jam pro vendimit për ndalimin e tifozëve në palestra

“Për mua ky definitivisht është vendimi më i mirë ndonjëherë që është marrë. Do të thotë unë mendoj që masivizimi dhe zhvillimi i basketbollit është që t’i shmangim fyerjet, t’i shmangemi huliganizmit dhe vandalizmit nëpër palestra pasi që 200 apo 300 veta mund të sjellin disa të ardhura, por në të njëjtën kohë do t’i largojnë nënat dhe fëmijët nga pasi që sporti është definicion që bënë thirrje për edukim, për ofrim të njerëzve e jo për urrejtje, kështu që mendoj që deri sa ne do të vetëdijesohemi si popull, sportin ta kuptojmë si kulturë e jo se vend shënjestër për sharje e fyerje, e të tjera, unë jam pro këtij vendimi.”, bëri të ditur Rifati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat