Philadelphia mposht kampionin

Basketboll

Philadelphia mposht kampionin

Më: 17 janar 2024 Në ora: 11:15
Pamje nga ndeshja

Befasi në ndeshjet e sotme në NBA, ku kampionët e Denver u mundën 126-121 në fushën e Philadelphia.

Një përballje e fortë mes dy ekipesh pretendente, ku për miqtë 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, por që s’mjaftuan. Për Philadelphia shkëlqeu Joel Embiid, autor i 41 pikëve e 10 asist.

Fitore në frymën e fundit arriti edhe ekipi i Phoenix, që mposhti 119-117 Sacramento.  Allen me 29 pikë e Durant me 27 bënë diferencën në fushë për ekipin e Suns, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Fox për miqtë.

Humbja e dytë radhazi në Los Anxhelos brenda 24 orësh për Oklahoma, që sot u mund 128-117 nga Clippers. Paul George me 38 pikë ishte lider për Clippers, ndërkohë që 37 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.

NBA-Rezultatet e sotme

Philadelphia – Denver, 126-121

Phoenix – Sacramento, 119-117

Clippers – Oklahoma, 128-117

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat