LeBroni me Lakersat mundin Mavericks

Basketboll

LeBroni me Lakersat mundin Mavericks

Më: 18 janar 2024 Në ora: 09:08
Lakersat mundin Mavericks

Los Angeles Lakers ka fituar ndaj Dallas Mavericks me rezultat 127:110 mbrëmë në NBA.

Luka Donçiq realizoi dyshifor të trefishtë, 33 pikë, 13 kërcime dhe dhjetë asistime për mysafirët.

Në anën tjetër, D’Angelo Russell pati më së shumti pikë te Lakersat, 29, përcjellë nga Antony Davis që shtoi 28.

As LeBron Jamesi 38-vjeçar nuk ia la keq duke i shtuar 25 pikë për klubin vendës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat