Pas dy vazhdimeve Prishtina në finale

Basketboll

Pas dy vazhdimeve Prishtina në finale

Më: 18 janar 2024 Në ora: 11:19
Elektra Zykaj, lojtare e Prishtinës

Superndeshja Prishtina-Penza i takoi Prishtinës pas dy vazhdimeve me rezultat 90:78 (12:15,25:15,16:21,11:13,26:14).

Penza e nisi një nuancë më mirë duke arritur që në çerekun e parë të shënoj 15 pikë kurse Prishtina shënoi 12 pikë.

Çereku i dytë solli lojën e zakonshëm të Prishtinës e cila ishte e pandalshme duke arritur që të kaloj në avantazh e të krijoj edhe epërsi të konsiderueshme.

Në pushim prishtinaset shkuan me +7 pikë epërsi apo rezultat të përgjithshëm 37:30.

Pas pushimit mes pjesëve loja përsëri mori ritëm tjetër, Penza gjatë çerekut të tretë arrit që ta barazoj rezultatin në 43:43 por deri në fund të periudhës së tretë Prishtina arriti që të krijoj epërsi minimale në dy pikë 53:51.

Finalisti nuk u vendos në lojën e rregullt, 2 pikët e Anita Graincës e dërguan lojën në vazhdime, e edhe në vazhdimet e para nuk u vendos për finalistin e parë. Andaj pas lojës në vazhdimet e para, ndeshja shkoi edhe në plus 5 minuta për ta kuptuar finalistin e parë.

Prishtina pas një periudhe fantastike në vazhdimet e dyta arriti të triumfoj me rezultat 90:78.

Për Prishtinën më e dalluara ishte Jade Williams me 35 pikë, 18 kërcime dhe 4 asistime si dhe Malvina Haziri me 19 pikë, 3 asistime dhe 5 asistime.

Kurse tek Penza më së shumti kontribut pati Anita Grainca me 7 pikë, 17 kërcime dhe 3 asistime.

Prishtina pret në finale fituesin e gjysmëfinales tjetër e cila po zhvillohet në mes Bashkimit dhe Peja 03.

Finalja e Kupës do të zhvillohet me 17 shkurt në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat