Finalja më 17 shkurt në Gjakovë

Basketboll

Finalja më 17 shkurt në Gjakovë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 11:21
Pamje nga ndeshja

Bashkimi ka triumfuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës ndaj Peja 03 me rezultat 82:68 (26:12,19:19,16:22,21:15).

Bashkimi që nga fillimi e pati lojën nën kontroll duke arritur që në fillim të shënojë 26 pikë, kurse pranoi 12 pikë nga Peja 03.

Në çerekun e dytë u pa lojë e barabartë nga dy skuadrat, duke shënuar nga 19 pikë, ku pikët e barabarta në këtë çerek i mundësuan Bashkimit që në pushim të shkojë me 14 pikë epërsi.

Peja 03 në çerekun e tretë pati super seri duke arritur që ta shkrijë epërsinë e krijuar nga Bashkimi, ku në këtë çerek Peja 03 arriti që të jetë e saktë për 22 pikë, kurse Bashkimi u kundërpërgjigj me 16 pikë.

Por, Bashkimi nuk lejoi befasi në këtë ndeshje kaq të rëndësishme. Në çerekun e fundit e bëri shkëputjen vendimtare duke arritur që të kualifikohet në finalen e Kupës së Kosovës me rezultat 82:68.

Për fitoren e Bashkimit u dalluan Arbnore Perquku me 17 pikë, 8 kërcime dhe 12 asistime, duke u ndihmuar nga Sarah Mgbeike me 15 pikë, 10 kërcime dhe 7 asistime.

Te Peja 03 më e dalluara ishte Zërina Shatri me 21 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime.

Bashkimi finalen e Kupës së Kosovës do ta zhvillojë me Prishtinën, më 17 shkurt në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat