Sportiste e shquar dhe nënë shembullore! Elektra Zykaj: Me Prishtinën synojmë të gjitha trofetë  

Basketboll

Sportiste e shquar dhe nënë shembullore! Elektra Zykaj: Me Prishtinën synojmë të gjitha trofetë  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 janar 2024 Në ora: 19:07
Elektra Zykaj

Prishtina është në formë të madhe, dëshmia më e mirë është se për 14 ndeshje ka 13 fitore e 1 humbje në Superligën e Kosovës.

Kryeqytetaset kryesojnë me 27 pikë dhe kanë një pikë më shumë se Bashkimi në pozitën e dytë.

Vashat e Prishtinës janë në finale të Kupës së Kosovës, ku ndeshen me Bashkimin e Prizrenit.  

Image

Basketbollistja e Prishtinës, Elektra Zykaj, po shkëlqen në fanellën e Prishtinës.

Ambiciet e saja janë të qarta, do të gjitha trofetë. 

Elektra është sportiste e shquar dhe nënë shembullore!

“Bota sot”: Elektra duket se është në formën më të mirë, si e sheh veten në pjesën e dytë të kampionatit?

Elektra Zykaj: Me punë intensive stërvitje jam rikthyer disi në formë edhe pse jeta ime tashmë si nënë nuk është e njëjta si përpara 2-3 viteve që nuk kam pasur obligime por po mundohem të bëj më të mirën.

Veten e shoh në formë të mirë edhe gati për t’i fituar 3 trofetë e mbetur kampionat dhe Ligë Unike.

“Bota sot”: Prishtina është në finale me Bashkimin, ku e sheh forcën e ekipit tuaj?

Elektra Zykaj: Ekipi jonë që nga dita e parë e kampionatit ka treguar që ka përgatitjen fizike më të mirë dhe ekipi më kompakt i kampionatit, këto kanë qenë dy pikat kryesore që ne na kanë çuar drejt suksesit.

Jam e sigurt që ndeshjen me ekipin e Bashkimit do e analizojmë shumë mirë e shpresoj në fushë të bëjmë çka dimë të bëjmë ne më së miri.

“Bota sot”: Jeni optimiste se do të fitoni kampionatin, Kupën dhe Ligën Unike. Nuk ia keni frikën skuadrave shqiptare në Ligën Unike?

Elektra Zykaj: Jam optimiste sepse siç ju thash përveç ekipit kompakt që kemi shpresojmë të përforcohemi dhe me ndonjë lojtare, kam dhe shumë besim të trajneri jonë Lorik për zgjedhjet që bën.

Në basket jam mësuar mos me pas frikën e askujt.

“Bota sot”: Çfarë e veçon Prishtinën me skuadrat shqiptare, si Flamurtari e Partizani?

Elektra Zykaj: Çfarë e veçon se di se unë kam disa vite që jam shkëputur nga Kampionati Shqiptar.

Por di të them që organizimi është më i mirë.

Pastaj Prishtina në përbërje ka lojtare ndërthurje mes lojtareve shumë të reja që janë e ardhmja dhe lojtareve me eksperiencë gjë të cilën besoj e bën të bukur që mesa dij asnjë ekip nuk e ka.

“Bota sot”: Çfarë i mungon Elektrës apo çfarë e motivon?

Elektra Zykaj: Elektrës ndoshta i mungon koha që të ushtrohet më mirë, kuptohet motivimi im kryesor është djali im dhe familja ime.

“Bota sot”: A është rritur niveli i lojës në kampionat dhe Ligë Unike?

Elektra Zykaj: Sigurisht nga viti me vite duke përmirësimi në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat