Minnesota lider në Perëndim

Basketboll

Minnesota lider në Perëndim

Më: 19 janar 2024 Në ora: 11:53
Pamje nga ndeshja

Minnesota vijon të jetë surpriza e këtij sezoni në NBA, duke udhëhequr renditjen në Konferencën e Perëndimit.

Ai bëhet ekipi i parë që arrin 30 fitore në këtë kah të kampionatit, duke mundur sot 118-103 Memphis.

Të gjithë titullarët e Minnesota realizuan mbi 10 pikë (Edwards me 28 pikë më i miri), duke i bërë të pavlefshme 36 pikët e Jackson për Memphis. Jashtë fushe fiton Indiana, që falë 25 pikëve të Mathurin, mundi 126-121 Sacramento.

Skuadra e Chicago fitoi 116-110 ndaj Toronto, ndeshje ku diferencën e bënë Vucevic e DeRozan, me nga 24 pikë secili. Fiton edhe New York, që mundi 113-109 Ëashington, ndeshje ku u dallua Brunson, autor i 41 pikëve.

NBA-Rezultatet e sotme

New York – Washington, 113-109

Toronto – Chicago, 110-116

Utah Jazz – Oklahoma, 129-134

Minnesota – Memphis, 118-103

Sacramento – Indiana, 121-126

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat