Athina godet Serbinë, lartëson Kroacinë! Serbët të revoltuar 

Basketboll

Athina godet Serbinë, lartëson Kroacinë! Serbët të revoltuar 

Nga: K.G. Më: 19 janar 2024 Në ora: 22:10
Pamje nga tribuna

Serbët morën një goditje të rëndë në kryeqytetin grek në Athinë.

Një goditje shembullore saqë mediat serbe janë në siklet dhe nuk mund të besojnë një gjë të tillë!

Image

Pano

“Ata shanë serbët dhe Serbinë, fjalë primitive vazhduan të vinin... Dhe pastaj filluan të lartësojnë Kroacinë”, shkruan pamfleti serb “Kurir”.

Pano u shfaq në takimin mes Panathinaikosit dhe Partizanit.

“Nuk jemi mësuar me këtë sasi ofendimesh dhe primitivizmi nga Athina.

Shikoni pankartën që u shfaq në tribuna.

Diçka e tillë do të duhej të pritej me një reagim nga Euroliga, sepse këto nuk janë mesazhe që i përkasin terreneve sportive.

Do të shohim se çfarë do të thonë për të gjitha këto në Barcelonë, qytetin ku ndodhet selia e kompeticionit elitar”, shkruan më tej.

Serbët janë të revoltuar por po harrojnë se ata gjithmonë janë provokues dhe fyes ndaj kombeve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat