Boston pëson humbjen e parë sezonale në shtëpi

Basketboll

Boston pëson humbjen e parë sezonale në shtëpi

Më: 20 janar 2024 Në ora: 11:16
Pamje nga ndeshja

Bostoni pëson humbjen e parë sezonale në shtëpi: në fortesën “TD Garden” është Denveri skuadra që fiton takimin 102-100.

Përfiton Philadelphia nga humja e kryesuesve të Konferencës së Lindjes, që fiton 124-109  në transfertë përballë Orlandos. LA Lakers munden 130-112 nga Brooklyn, ndërsa Phoenix dhe Atlanta fitojnë larg shtëpisë. Buzëqeshin edhe Charlotte dhe Portland që fitojnë ndeshjet respektive.

BOSTON CELTICS-DENVER NUGGETS 100-102

Humbja e parë sezonale në “TD Garden” për Bostonin vjen në janar.

Kampionët në fuqi të NBA, Denver fitojnë 102-100 në shtëpinë e kryesuesve të Konferencës së Lindjes. Pas 20 fitoreve radhazi në shtëpi,

Celtics provojnë shijen e humbjes në“TD Garden”. Jayson Tatum nuk arriti që të realizojë koshin që mund të çonte ndeshjen në shtesë dhe mbylli takimin me 22 pikë. Nikola Jokic me 34 pikë dhe Jamal Murray me 35 pikë janë protagonistët e Denverit në këtë sukses.   

LOS ANGELES LAKERS-BROOKLYN NETS 112-130

Lakers pësojnë një disfatë të thellë në “Crypto.com Arena”, aty ku mposhten 130-112 nga Brooklyn Nets.

Vendasit nisin ndeshjen më mirë dhe arrjnë që të mbyllin periodën e parë 37-28. Por miqtë dominojnë pjesën e dytë, përmbysin gjithçka dhe marrin një fitore të çmuar.

Pas 4 humbjeve radhazi Brooklyn kthehet tek fitorja e udhëhequr nga Thomas që realizon 33 pikë. Nuk mjaftojnë 26 pikët e Davis dhe 24 pikët e LeBron James që Lakers të evitojë humbjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat