Bashkimi triumfon në Pejë

Basketboll

Bashkimi triumfon në Pejë

Më: 20 janar 2024 Në ora: 19:10
Bashkimi

Bashkimi ka fituar në Pejë ndaj Penzes 59: 82 (10:18,17:24,14:13,18:27).

Derbi i kësaj javë ballafaqoi rivalet e vjetër, Bashkimi që nga fillimi krijoj epërsi që e mbajti deri në fund për ta shënuar fitoren e 13 në Superliga Femrat.

Në çerekun e parë Bashkimi krijo epërsi prej 8 pikësh, 10:18, kurse Penza u thye edhe më shumë në periudhën e dytë ku Bashkimi shënoi edhe 24 pikë të tjera ndërsa Penza arriti të shënoj vetëm 17.

Lojë më e barabartë u pa në çerekun e tretë vajzat nga Prizreni shtuan edhe 14 pikë kurse Penza shënoi edhe 13 të tjera për tu afruar më shumë tek rezultati.

Edhe çereku i fundit i takoi mysafireve që e mbyllen ndeshjen me seri fantastike.

Tek skuadra fituese më efikaset ishin Sarah Mgbeike me 25 pikë, 8 kërcime dhe 2 asistime si dhe Arbnore Përquku  me 11 pikë, 16 kërcime dhe 15 asistime.

Për Penzen kontributin më të madh e pat Saranda Daci me 16 pikë, 12 kërcime dhe 3 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat