Peja 03 fiton me përmbysje

Basketboll

Peja 03 fiton me përmbysje

Më: 21 janar 2024 Në ora: 19:43
Pamje nga një ndeshje

Peja 03 ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 93:87 (32:33,21:15,13:23,27:16)

Trepça e filloi më mirë ndeshjen duke arriti të krijoj epërsi minimale në 10 minutat e parë, Trepça shënoi 33 pikë ndërsa Peja 03 shënoi 32 pikë. Më të vëmendshme u treguan vajzat pejane në çerekun e dytë duke arritur që të barazojnë shifrat e të kalojnë në epërsi në +5 pikë në fund të pjesës së parë.

Epërsia e Peja 03 nuk ishte problem për Trepçën e cila u rikthye edhe një herë fuqishëm në çerekun e tret ku shkriu epërsinë nga pejanet e pastaj edhe e rikrijoj epërsinë +5 për ta mbyllur periudhën e tretë me rezultat 66:71.

Fituesi u vendos në periudhën e fundit ku Peja 03 tregoi lojë më të fuqishme duke arritur që edhe një herë ta rikthej rezultatin e kësaj here për fitore me rezultat 93:87

Rachel Hollivay dhe Jenna Mastellone ishin më të dalluarat tek Peja 03 me Hollivay 20 pikë, 18 kërcime dhe 1 asistime ndërsa Mastellone 34 me pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime.

Tek Trepça  Mar’shay More ishte më e dalluara me 37 pikë, 8 kërcime dhe 11 asistime.

Kjo ishte ndeshja e fundit që u zhvillua në kuadër të xhiros së 15 në Superliga Femrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat