Prishtina vazhdon me fitore

Basketboll

Prishtina vazhdon me fitore

Më: 21 janar 2024 Në ora: 19:45
Prishtina

Prishtina ka fituar ndaj UnitedBasketball me rezultat 89:60 (26:18,27:17,16:9,20:16).

Lideret aktuale të Superliga Femrat e patë ndeshjen nën kontrollin e tyre që nga fillimi. Pjesa e parë u mbyll me rezultat të përgjithshëm 53:35. Prishtinaset shkuan pra në pushim me +18 pikë diferencë.

Loja e UnitedBasketball pati rënie edhe më të madhe në çerekun e tretë, ku arritën t’i kundërpërgjigjen Prishtinës me vetëm 9 pikë kurse nikoqiret shënuan 16 pikë.

Fitorja e Prishtinës u vulos edhe më shumë në çerekun e fundit ku Prishtina e filloi me një seri fantastike 12:1 e që në fund arriti ta shënoj fitoren e radhës me rezultat 89:60.

Më të dalluarat tek Prishtina ishin Jade Williams e Asianae Johnson me nga 13 pikë e 8 kërcime ndërsa tek United Basketball më e mira ishte Viola Syla me 23 pikë e 11 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat