Fitore bindëse e Bashkimit

Basketboll

Fitore bindëse e Bashkimit

Më: 23 janar 2024 Në ora: 23:41
Bashkimi

Bashkimi e ka nisur me fitore bindëse edicionin e ri në Ligën Unike Femrat, duke mundur Flamurtarin me rezultat 88:61 (25:12, 29:11, 17:16, 17:22).

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në pjesën e parë, ku kampionet e Kosovës u shkëputën ndaj fitueses së Kupës së Shqipërisë, duke e fituar pjesën e parë me rezultat 54:23.

Kjo u ndihmoi që në pjesën e dytë të mos kenë presion dhe duke menaxhuar epërsinë fituan në xhiron e parë 88:61.

Te Bashkimi u dalluan Adrienne Godbold me 26 pikë e 12 kërcime dhe Arbnore Përquku me 16 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime, kurse te Flamurtari më e mira ishte Asia Henderson me 13 pikë e 14 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat