Prishtina fiton dramën në Tiranë

Basketboll

Prishtina fiton dramën në Tiranë

Më: 23 janar 2024 Në ora: 23:43
Pamje nga një ndeshje

Në një ndeshje dramatike që është vendosur në sekondat e fundit, Prishtina ka mundur Partizanin me rezultat 63:65 (20:20, 21:16, 11:14, 11:15).

Ky ishte takimi hapës i këtij edicioni në Ligën Unike Femrat.

Se sfida do të ishte interesante, kjo u pa në fillim, ku çereku i parë ishte tërësisht i barabartë, duke përfunduar 20:20. Në periudhën e dytë, vendaset për një nuancë ishin më të mira, duke shkuar në pushim me rezultat 41:36.

Lojë interesante u zhvillua në periudhën e tretë, ku asnjëra nuk arrinte të shkëputej, ndërsa ritëm i njëjtë vazhdoi edhe në dhjetë minutat e fundit.

Një minutë nga fundit, skuadra tiranase po fitonte 63:61, por katër pikë radhazi nga prishtinaset ishin vendimtare për fitoren e parë në këtë edicion 63:65.

Te skuadra vendase u dalluan Imela Mala me 16 pikë e shtatë kërcime dhe Samra Omerbasiq me 13 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafiret më e mira ishte Asianae Johnson me 31 pikë, 13 kërcime e shtatë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat