SHBA publikon listën e gjerë me yjet më të mëdha të NBA-së

Basketboll

SHBA publikon listën e gjerë me yjet më të mëdha të NBA-së

Më: 24 janar 2024 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Është publikuar lista më e gjerë e ekipit të basketbollit të SHBA-së për Lojërat Olimpike në Paris, në të cilën janë 41 lojtarë.

Lista e skuadrës përfshin, ndër të tjera, yjet e mëdhenj të NBA-së, Stephen Curry, Anthony Davis, Kevin Durant, Joel Embiid, LeBron James, Kyrie Irving, Kawhi Leonard, Damian Lillard, Chris Paul dhe Jayson Tatum dhe shumë të tjerë.

Skuadra do të drejtohet nga pankina nga trajneri aktual i Golden State Warriors, Steve Kerr dhe do të asistohet nga Mark Few nga Universiteti Gonzaga, trajneri i LA Clippers, Tyronn Lune dhe trajneri i Miami Heat, Erik Spoelstra.

Nuk ka dyshim se stafi kanë një detyrë të vështirë përpara për të zgjedhur 12 basketbollistet më të mira dhe për të nisur luftën për të fituar një medalje të re të artë.

Amerikanët deri më tani kanë marrë pjesë 19 herë në Lojërat Olimpike dhe kanë fituar 16 medalje mbresëlënëse të arta, dy të bronzta dhe një të argjendtë.

Në dy Kampionatet Botërore të fundit, amerikanët kanë dështuar dhe kjo ka bërë që të ketë një mobilizim të madh për Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’, ku synohet medalja e artë.

Sigurisht që kombëtaret tjera pjesëmarrëse qysh tani frikësohen për tu përballur me SHBA-të pasi amerikanët në radhët e veta kanë basketbollistët më të mirë aktualisht në NBA.

Lista e gjerë e SHBA-ve për Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’:

Bam Adebayo (Miami Heat), Jarrett Allen (Cleveland Cavaliers), Paolo Banchero (Orlando Magic), Desmond Bane (Memphis Grizzlies), Scottie Barnes (Toronto Raptors), Devin Booker (Phoenix Suns), Mikal Bridges (Brooklyn Nets), Jaylen Brown (Boston Celtics), Jalen Brunson (New York Knicks), Jimmy Butler (Miami Heat), Alex Caruso (Chicago Bulls), Stephen Curry (Golden State Warriors), Anthony Davis (Los Angeles Lakers), Kevin Durant (Phoenix Suns), Anthony Edwards (Minnesota Timberwolves), Joel Embiid (Philadelphia 76ers), De’Aaron Fox (Sacramento Kings), Paul George (Los Angeles Clippers), Aaron Gordon (Denver Nuggets), Tyrese Haliburton (Indiana Pacers), James Harden (Los Angeles Clippers), Josh Hart (New York Knicks), Tyler Herro (Miami Heat), Jrue Holiday (Boston Celtics), Chet Holmgren (Oklahoma City Thunder), Brandon Ingram (New Orleans Pelicans), Kyrie Irving (Dallas Mavericks), Jaren Jackson Jr. (Memphis Grizzlies), LeBron James (Los Angeles Lakers), Cam Johnson (Brooklyn Nets), Walker Kessler (Utah Jazz), Kawhi Leonard (Los Angeles Clippers), Damian Lillard (Milwaukee Bucks), Donovan Mitchell (Cleveland Cavaliers), Chris Paul (Golden State Warriors), Bobby Portis (Milwaukee Bucks), Austin Reaves (Los Angeles Lakers), Duncan Robinson (Miami Heat), Jayson Tatum (Boston Celtics), Derrick White (Boston Celtics), dhe Trae Young (Atlanta Hawks).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat