Shkëlqen Kawhi Leonard

Basketboll

Shkëlqen Kawhi Leonard

Më: 24 janar 2024 Në ora: 10:59
Pamje nga ndeshja

Los Angeles Clippers kanë triumfuar në derbin lokal ndaj rivalëve të Los Angeles Lakers.

Në ndeshjen e zhvilluar në Crypto Arena në prani të 19 mijë tifozëve, Clippers kanë triumfuar me 11 pikë diferencë 127:116.

Vendasit shfrytëzuan mungesën e LeBron James te Lakers dhe arritën fitore pas një paraqitje fantastike sidomos në dy çereket e parë.

Kawhi Leonard ishte më meritori për fitoren e Clippers pasi arriti ‘Triple-Double’ me 25 pikë, 11 kërcime e 10 asistime.

Me lojë të mirë te skuadra fituese u dallua edhe James Harden që shtoi 23 pikë të tjera.

Ndërkohë te mysafirët më efikasi ishte D’Angelo Russell me 27 pikë dhe Anthony Davis shtoi 26 të tjera, por që nuk mjaftuan në fund për fitoren e Lakers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat