Beck largohet nga Peja

Basketboll

Beck largohet nga Peja

Nga: K. G. Më: 24 janar 2024 Në ora: 18:12
Tervell Beck

Tervell Beck largohet nga klubi i Pejës.

Për largimin e basketbollistit ka njoftuar edhe KB Peja.

“Peja njofton që me marrëveshje të përbashkët ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistin Tervell Beck.

Tervell Beck kontribuoi për Pejën që nga muaji Gusht, sidomos në ndeshjet e FIBA Europe Cup. 

Klubi e falënderon për të gjitha dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës!”, njofton KB Peja, 

Peja është në vend të dytë me 31 pikë pas 18 jave në Kampionatin e Kosovës apo ka tre më pak se lideri Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat