Fitorja e parë për Tiranën, Penza e nisi me humbje Ligën Unike

Basketboll

Fitorja e parë për Tiranën, Penza e nisi me humbje Ligën Unike

Më: 24 janar 2024 Në ora: 20:56
Pamje nga një ndeshje

Tirana ka shënuar fitoren e parë në Ligën Unike Femrat, ku në xhiron e parë mundi Penzën nga Peja me shifrat 86:67 (22:12, 24:15, 24:15, 16:25).

Vendaset e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 15:5, derisa çerekun e parë e fituan 22:12.

Tiranaset vazhduan me lojë të mirë, duke e fituar periudhën e dytë dhe të tretë me rezultat identik 24:15, duke shkuar drejt fitores së sigurt, që edhe ndodhi, pasi në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh. Tirana triumfoi 86:67.

Te Tirana u dallua Enisa Qosja me 21 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, duke u ndihmuar nga Aida Palko me 12 pikë, tetë kërcime e katër asistime dhe Oyanaisy Gonzales me 12 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime, kurse te Penza më e mira ishte Wingate Gayle me 25 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat