New Basket - Kosovari, dueli kryesor i javës

Basketboll

New Basket - Kosovari, dueli kryesor i javës

Më: 25 janar 2024 Në ora: 11:04
Orari i ndeshjeve

Të enjten dhe të premten zhvillohet xhiroja e 17-të në Ligën e Parë të Meshkujve.

Dueli kryesor i kësaj xhiro është New Basket – Kosovari.

Skuadra prizrenase ka nëntë fitore e katër humbje, derisa Kosovari nga Bardhi i Madh numëron tetë fitore e katër humbje, andaj do të jetë një sfidë shumë interesante për vendin e dytë.

Bora, që është në vendin e parë me 12 fitore në po aq ndeshje, njëkohësisht e vetmja pa humbje, do të sfidohet nga Borea, ku skuadra pejane ka gjashtë fitore e shtat humbje.

Përballja e fundit do të jetë ndërmjet Gjakovës së Re dhe Vushtrrisë. Skuadra nga Gjakova ka 12 humbje në 12 ndeshje, kurse ajo vushtrriase ka tetë fitore e katër humbje.  

Liga e Parë e Meshkujve – Java 17

E enjte

21:00 New Basket - Kosovari

E premte

19:00 Borea - Bora

21:00 Gjakova e Re - Vushtrria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat