Oklahoma merr kreun në Perëndim

Basketboll

Oklahoma merr kreun në Perëndim

Më: 25 janar 2024 Në ora: 11:55
Oklahoma

Milwaukee ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes, pas fitores 126-116 ndaj Cleveland. Ndeshje e kontrolluar nga vendasit, ku u dallua Giannis Antetokounmpo, autor i një “triple double” (35 pikë, 18 rebound, 10 asist). Mirë u paraqit edhe Lillard me 28 pikë.

Oklahoma ngjitet në krye të renditjes në Perëndim, pas fitrores 140-114 në fushën e San Antonio. Alexander Shai vijon të jetë lider te skuadra e Thunder, autor i 32 pikëve dh 10 asist. Rikthehet te fitorja Golden State, që mundi 134-112 Atlanta. Cuminga e Curry me nga 25 pikë secili dhe Thompson me 24, bënë diferencën në fushë.

Zhgënjen Miami, që u mund 105-96 në fushën e tij nga Memphis dhe zbret në vendin e gjashtë. Vince Williams ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Fitore të rëndësishme korri Phoenix, që falë 46 pikëve të Booker, mundi 132-109 Pheonix jashtë fushe.

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Charlotte, 113-106

Washington – Minnesota, 107-118

Miami – Memphis, 96-105

Houston – Portland, 131-137

Milwaukee – Cleveland, 126-116

Dallas – Phoenix, 109-132

San Antonio – Oklahoma, 114-140

Golden State – Atlanta, 134-112

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat