SHBA synon të fitojë medaljen e pestë të artë olimpike

Basketboll

SHBA synon të fitojë medaljen e pestë të artë olimpike

Më: 25 janar 2024 Në ora: 12:03
LeBron e Durant

Amerika synon të fitojë medaljen e pestë të artë olimpike në sportin e basketbollit në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ndaj është gati të krijojë një ekip të ri të ëndrrave (dream team). Sot është shpallur lista me 41 lojtarë, nga ku do të përzgjidhen 12 lojtarët që do të fluturojnë në Francë gjatë verës.

Midis tyre është edhe LeBron James, i cili nuk ka marrë pjesë në Olimpiadë që nga “Londër 2012” si dhe Stephen Curry, që nuk ka qenë asnjëherë në një eventi olimpik.

Në listë është edhe MVP i fundit Joel Embiid, kamerunas nga lindja, por që u bë shtetas amerikan në dy vite më parë.

Lista është një përzierje e veteranëve.

Të pranishëm janë edhe Durant (tre medalje të arta), Butler, George e Irving si dhe mjaft yje të rinj, nga Holmgren te Edwards, nga Haliburton te Banchero. Lista përfundimtare duhet të shpallet në fillim të majit.

Amerika kërkon të rikthehet protagoniste pas zhgënjimit në botërorin e fundit, ku u rendit jashtë zonës së medaljeve. Në atë botëror, skuadra e drejtuar nga trajneri Steve Kerr u paraqit me një grup shumë të ri lojtarësh. Ndaj dhe drejtuesit kanë thirrur disa veteranë për Olimpiadën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat