Vëmendja tek Prishtina - Bashkimi

Basketboll

Vëmendja tek Prishtina - Bashkimi

Më: 25 janar 2024 Në ora: 16:52
Pamje nga një ndeshje

Të shtunën dhe të dielën zhvillohen ndeshjet e xhiros së 19-të të elitës së basketbollit të Kosovës.

Ndeshja më interesante do të jetë në kryeqytet, Sigal Prishtina e pret Bashkimin.

Të dy ekipet kanë formë krejtësisht të ndryshe. Kryeqytetasit janë në pozitën e tretë në tabelë me 12 fitore e gjashtë humbje, shkruan Gazeta Express.

Prizrenasit janë në pozitën e gjashtë me shtatë fitore e 11 humbje.

Bashkimi ka tre fitore radhazi, derisa Prishtina dy sosh. Në duelet direkte, dominon Sigali me dy fitore.

Kjo përballje zhvillohet të shtunën nga ora 19:00. Po atë ditë, por dy orë më herët, Vëllaznimi e pret Golden Eagle Yllin.

Suharekasit nuk dinë për fitore që dy xhiro, kurse gjakovarët pësuan javën e kaluar.

Ylli që largoi trajnerin para katër ditësh, gjendet në pozitën e katërt me 10 fitore tetë humbje, një pozitë më poshtë është Vëllaznimi me tetë fitore e 10 humbje.

Dita e diele nis me sfidën Proton Cable Prizreni-Trepça.

Mitrovicasit kanë ecuri fantastike këtë edicion me 11 fitore radhazi, derisa Prizreni nuk di për fitore që katër xhiro.

Po ashtu, prizrenasit kanë larguar nga detyra trajnerin, vetëm pas një ndeshjeje në krye të tyre.

Mitrovicasit janë lider në tabelë me 16 fitore e vetëm dy humbje, derisa Prizreni i parafundit me pesë fitore e 13 humbje.

Të dielën luan edhe Peja që është favorite absolute përballë Istogut, skuadrës më të dobët të elitës.

Pejanët janë të dytit në tabelë me 13 fitore e pesë humbje, derisa istogasit kanë vetëm një fitore, e plotë 17 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat