LeBron James vendos rekordin

Basketboll

LeBron James vendos rekordin

Më: 26 janar 2024 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Janë përcaktuar sot lojtarët titullarë që do të zbresin në fushë për ndeshjen magjike të “All Star Game” në NBA, sfidë e cila do të zhvillohet më 18 shkurt, në Indianapolis. Vëmendjen e ka marrë sërish LeBron James, që do të jenë në këtë ndeshje për të 20-ën herë, një rekord.

“King James” ka thyer rekordin e Kareem Abdul Jabbar (19 herë në “All Star”), duke u bërë basketbollisti i vetëm që në 20 sezonet e tij në NBA ka qenë gjithnjë në mbrëmjen e yjeve. Jo vetëm kaq, por ylli i Lakers është edhe në formacionin bazë, si më i votuari në Perëndim.

Në formacionin bazë të Konferencës së Perëndimit do të jenë, përveç LeBron James edhe Nikola Jokic (Denver), Kevin Durant (Phoenix), Kuka Doncic (Dallas) dhe Alexander Shai (Oklahoma).

Ndërsa pesëshja titullare e Konferencës së Lindjes përbëhet nga Giannis Antetokounmpo (Milwaukee, më i votuari në Lindje), Joel Embiid (Philadelphia), Jayson Tatum (Boston), Tyrese Haliburton (Indiana) dhe Damian Lillard (Milwaukee).

Lojtarët rezervë të të dyja skuadrave do të publikohen më 1 shkurt dhe do të jenë trajnerët e dy ekipeve që do t’i zgjedhin ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat