Prishtina nuk gabon

Basketboll

Prishtina nuk gabon

Më: 26 janar 2024 Në ora: 23:26
Pamje nga ndeshja

Prishtina ka triumfuar ndaj Peja 03 me rezultat 75:62 (19:17,15:15,23:15,18:15).

Që nga fillimi u pa lojë e barabartë andaj dy skuadrat ishin shumë të vëmendshme në parket, Prishtina në 10 minutat e parë arriti që të shënoi 19 pikë kurse Peja 03 u përgjigj me 17 pikë.

Me nga 15 pikë u ndanë dy skuadrat në periudhën e dytë, andaj kështu Prishtina arriti që në pushim të shkoj me epërsi minimale 2 pikë, apo rezultat të përgjithshëm 34:32.

Mbrojtja e Peja 03 u thye në çerekun e tretë ku Prishtina shënoi 23 pikë kurse Peja 03 arriti që të shënoj 15 pikë.

Peja 03 u afrua disa herë pranë rezultatit por nuk arriti të bëj më shumë.

Në pjesën e fundit Prishtina arriti që të shtoj edhe 18 pikë kurse Peja 03 përsëri vetëm 15 pikë.

Ndeshja u mbyll me rezultat 75:62.

Më të dalluarat tek Prishtina ishin, Jade Williams me 28 pikë, 15 kërcime dhe 1 asistime si dhe Asianae Johnson me 22 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime.

Ndërsa tek Peja 03 Besjana Martinaj ishte më e mira me 19 pikë,13  kërcime dhe 5 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat