Dy duele në basketboll sot

Basketboll

Dy duele në basketboll sot

Më: 28 janar 2024 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe me dy ndeshje tjera gjatë ditës së sotme.

Me fillim nga ora 17:00 do të përballen Proton Cable Prizreni me Trepçën.

Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit janë liderë me 16 fitore e dy humbje, prej tyre 11 fitore radhazi.

Dueli i fundit është mes Pejës dhe Istogut.

Kampionët e Kosovës shihen si favoritë, pasi janë në vendin e dytë me 13 fitore e pesë humbje, ndërsa skuadra istogase ka vetëm një fitore e 17 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat