Adam Silver rinovon me NBA deri më 2030-ën

Basketboll

Adam Silver rinovon me NBA deri më 2030-ën

Më: 28 janar 2024 Në ora: 17:31
Adam Silver

Komisioneri i NBA, Adam Silver do të mbulojë këtë post deri në sezonin 2029-2030. Lajmi u bë i ditur sot nga mediet amerikane, të cilat theksojnë se 61-vjeçari do të jetë njëri prej komisionerëve më jetëgjatë të organizatës.

Silver mori vendin e David Shtern në 2014-ën pasi ky i fundit ndërroi jetë nga një sëmundje e pakurueshme.

Silver vlerësohet shumë nga NBA pasi ka bërë të mundur të rrisë fitimet e skuadrave nëpërmjet përmirësimit të kontratave me sposnsorë të ndryshëm.

Dhjetë vite më parë secila skuadër e NBA mund të shpenzonte maksimumi deri në 63 milionë dollarë në vit për pagat e lojtarëve ndërsa tani kjo shifër është 136 milionë dollarë.

Një tjetër rast ku shikohet puna e madhe e bërë nga Shtern për të pasuruar ekipet e NBA është edhe ai që ka lidhje me Miluoki Bucks.

Në 2014 shoqëria në fjalë u shit për 550 milionë dollarë ndërsa vitin e kaluar pronari i Cleveland Browns, Xhimi Haslam dhe “Haslam Sports Group” blenë 25% të aksioneve të skuadrës për plot 3.5 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat