Bashkimi reagon pas humbjes ndaj Prishtinës, kërkon që një treshe e gjyqtarëve të mos i delegohet

Basketboll

Bashkimi reagon pas humbjes ndaj Prishtinës, kërkon që një treshe e gjyqtarëve të mos i delegohet

Më: 28 janar 2024 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

KB Bashkimi ka reaguar pas humbjes së pësuar të shtunën, në udhëtim ndaj Sigal Prishtinës.

Fati i kësaj ndeshjeje u vendos në fundin e saj, me kryeqytetasit që triumfuan me rezultatin 84:83.

Kjo përballje e rivalëve të vjetër u përcoll me shumë reagime pas ndeshjes, me prizrenasit që pretendojnë se u dëmtuan nga gjyqtarët.

KB Bashkimi publikoi edhe një video me përmbledhje të disa rasteve nga ndeshja në fjalë, në të cilat pretendohet se dëshmohet njëanshmëria nga ana e gjyqtarëve.

Klubi nga Prizreni gjithashtu bëri të ditur se do t’i drejtohet organeve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), ku mes tjerash do të kërkojë që gjyqtarët; Ngadhnjim Shabani, Eldin Uglari e Besim Vitaku, si dhe delegati, Albert Verbiqi, të mos delegohen më për ndeshjet e tyre.

“Të nderuar sport dashës të basketbollit në Republikën e Kosovës,

Së pari na lëjoni të ju falenderojmë për përkrahjen ndaj klubit tonë si dhe sportit të basketbollit në përgjithësi. Ashtu sikur ju edhe ne ishim dëshmitar të një loje të bukur basketbolli ndërmjet klubit tonë  Bashkimi kundër KB “Sigal Prishtina” nga Prishtina, por e cila e morri vëmendjen dhe u dëmtua nga faktori i tretë, i cili është dashur të ndaj drejtësi të barabartë ndaj të gjitha palëve.

Por, çka ndodhi??

Faktori më i rëndësishëm për ndarje të drejtësisë, në mënyrë tendencioze, sistematike dhe aspak profesionale e dëmtoi lojën e basketbollit konkretisht Klubin tonë, e cila na kushtoi edhe me humbje aspak sportive. Përveç një loje të humbur, qartë po dëmtohen ambiciet e klubit si dhe investimet financiare në klub nga shumë sponzor të respektuar, të cilat për kryesinë e Klubit janë të pa pranueshme. 

Si dëshmi e kemi bërë një përmbledhje të video inqizimeve e cila dëshmon njëanshmëri nga referimi si dhe ndërhyrje nga persona të pa autorizuar në ndërprerje dhe presion ndaj zyrtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Për më shumë, klubi ynë zyrtarisht do ti drejtohet organeve të FBK-së, me kërkesë për shqyrtim të këtij problemi, duke filluar që gjyqëtarët e këssaj  Ngadhnjim Shabani, Elldin Uglari dhe Besim Vitaku si dhe Albert Verbiqi (delegat i ndeshjes) të mos nominohen në të gjitha ndeshjet e Klubit tonë si brenda dhe jashtë.

Klubi ynë Bashkimi, është një emër i respektuar në Basketbollin e Republikës së Kosovës, dhe nuk lejojmë ta dëmtojnë në këtë mënyrë persona jo professional me vendime shumë tendecioze dhe të cilët gjatë gjithë kohës aplikojnë standarde të dyfishta.

Vendimet e klubit do të ndërmerren kundër këtyre  fenomeneve negative për të ruajtur Klubin si dhe sportin e Basketbollit.

DUART E PASTËRTA NË BASKETBOLL!!”", reagon KB Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat