Gati për Kupën e Kosovës

Basketboll

Gati për Kupën e Kosovës

Më: 30 janar 2024 Në ora: 14:14
Pamje nga një ndeshje

Edhe pak ditë na ndajnë nga garat e Kupës së Kosovës në basketboll.

"Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me KB Vëllaznimin do të organizojë konferencë për media, më 2 shkurt (e premte).

Konferenca do të mbahet nga ora 14:00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, aty ku do të zhvillohet Final 8.

Në konferencë do të shpalosen detajet lidhur me Kupën e Kosovës Final 8, që do të mbahet nga 13 deri më 17 shkurt", njofton FBK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat