Gati të bashkohet me skuadrën

Basketboll

Gati të bashkohet me skuadrën

Më: 31 janar 2024 Në ora: 18:38
LeBron Xhejms

LeBron Xhejms duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga basketbolli, teksa është gati për një aventurë të re.

39-vjeçari vazhdon të jetë në nivelet më të larta, por Lejkërsat e tij duket se nuk po bëjnë të njëjtën gjë.

Forma e dobët që po kalon skuadra nga Los Anxhelos ka bërë që “Mbreti” LeBron të mendojë një aventurë të re dhe e interesuar është Filadelfia 76ers.

Skuadra nga Divizioni Atlantik, pjesë e Konferencës së Lindjes shihet si një nga pretendentët për të fituar titullin këtë sezon dhe një dyshe LeBron-Embid do i bënte tifozët e saj të besonin se titulli mund të vijë vërtet në Filadelfia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat