Fitorja e dytë radhazi për kampionet e Kosovës

Basketboll

Fitorja e dytë radhazi për kampionet e Kosovës

Më: 31 janar 2024 Në ora: 19:36
Bashkimi

Bashkimi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Ligën Unike Femrat, duke mundur Partizanin në udhëtim me rezultat 63:87 (12:15, 19:25, 14:21, 18:21).

Prizrenaset e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 2:10, por vendaset u rikthyen shpejt, ku çereku i parë përfundon 12:15.

Tiranaset arritën të kalojnë në epërsi 20:18, e më pas u zhvillua lojë e barabartë, por në fund të pjesës së parë, kampionet e Kosovës u shkëputën, duke shkuar në pushim me rezultat 31:40.

Mysafiret vazhduan me lojë të mirë në pjesën e dytë, ku ishin më të mira, për të triumfuar në fund 63:87.

Sophia Jacobsson ishte më e mira te vendaset me 15 pikë, kurse Adrienne Godbolo me 24 pikë, 15 kërcime e pesë asistime dhe Sarah Mgbeike me 29 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime u dalluan te mysafiret.

Për Partizanin ishte humbja e dytë në dy ndeshje, kurse fitorja e dytë për Bashkimin në dy ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat