Prishtina - Peja, kryendeshja e javës

Basketboll

Prishtina - Peja, kryendeshja e javës

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 16:46
Pamje nga një ndeshje

Ndeshje tejet interesante na presin këtë vikend në xhiron e 20-të të Superligës në basketboll.

Kryendeshja zhvillohet në kryeqytet, Sigal Prishitna e pret Pejën.

Vetëm një pikë është dallimi mes tyre, më mirë qëndrojnë pejanët me 14 fitore e pesë humbje të dytit, derisa prishtinasit të tretit me 13 fitore e gjashtë humbje. Në duelet direkte, secili ekip ka nga një fitore të realizuar dhe interesante është se secila ka fituar në udhëtim.

Kjo përballje do të zhvillohet të shtunën nga ora 17:00. Po atë ditë, por dy orë më vonë, Bashkimi e pret Trepçën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat