Barcelona nuk gabon në Beograd

Basketboll

Barcelona nuk gabon në Beograd

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 22:48
Pamje nga një ndeshe

Të premten është mbyllur java e 25-të e Euroligës së basketbollit për meshkuj, që u zhvillua në Beograd, midis Cërvena Zvezdës dhe Barcelonës.

Barcelona fiton ndeshjen me rezultatin 85:76.

Kjo përballje, që vuri përballë vendasit e mesit të renditjes me katalanët e vendit të dytë, ka parë një 10-minutësh të parë të luftuar, por është skuadra mike që do të arrijë ta fitojë atë me shifrat 18-17.

10-minutëshi i dytë ka qenë edhe më i mirë për Barcelonën, e cila e fiton atë me 12 pikë epërsi, 27-15, dhe shkon kështu në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me 13 pikë epërsi, 44-29.

Ndonëse reagimi i Cërvena Zvezdës do të vijë në 10-minutëshin e 3-të, skuadra katalane vazhdon ta administrojë epërsinë, pasi ky fraksion loje është mbyllur në barazim 19-19, dhe Barcelona ruan epërsinë prej 13 pikësh, në shifrat 64-51, pas një gjysmë ore lojë.

Edhe pse 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit është fituar nga skuadra beogradase me shifrat 25-21, Barcelona fiton ndeshen ndeshjen me rezultatin 85:76.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat