Besëlidhja mposht rivalët e Kamzës

Basketboll

Besëlidhja mposht rivalët e Kamzës

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 20:36
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur ndeshjet e javës së 13-të të Superligës në basketboll për meshkuj.

Besëlidhja mundi 86-61 rivalët e Kamza Basket, ndeshja mes dy ekipeve më të mira në renditje.

Ndeshje e komanduar nga lezhjanët, ku u dallua Marquardt me 20 pikë, ndërkohë që pesë lojtarë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë.

Fitore të lehtë korrui Partizani, që mundi 117-83 Skënderbeun dhe i afrohet zonës play off.

Ndeshje pa shumë histori, ku kryeqytetasit patën gjatë gjithë kohës epërsi.

Për Partizanin u dallua Taclemariam me 30 pikë e 13 rebound.

Zhgënjen Teuta, që u mund 83-78 në fushën e saj nga Apolonia, një rezultat disi surprizë, që zhyt në krizë durrsakët. Një ndeshje e ekuilibruar, ku për fierakët u dallua Jones me 28 pikë e 20 rebound, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Bacon për durrsakët. Jashtë fushe fiton Elbasani, që falë 60 pikëve të dyshes Cela-Skëndaj, mundi 85-78 Fieri Basket

Superliga-Meshkuj, java e 13-të

Kamza Basket – Besëlidhja, 61-86

Partizani – Skënderbeu, 117-83

Fieri Basket – Elbasani, 78-85

Teuta – Apolonia, 78-83

Vllaznia – Tirana, 4 shkurt

Flamurtari (pushim)

Renditja: Besëlidhja 24 pikë, Kamza Basket 21 pikë, Tirana 19 pikë, Vllaznia 19 pikë, Apolonia 19 pikë, Teuta 19 pikë, Partizani 16 pikë, Elbasani 16 pikë, Flamurtari 15 pikë, Fieri Basket 12 pikë, Skënderbeu 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat