Fitojnë Milwaukee dhe Lakers

Basketboll

Fitojnë Milwaukee dhe Lakers

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 12:37
Pamje nga ndeshja

Nata e NBA-së karakterizohet nga ndeshje të mëdha dhe sheh Milwaukee Bucks të festojë, duke  përmbysur disavantazhin 44-20 në periodën e parë për të mposhtur Dallas Mavericks 129-117:

Antetokounmpo protagonist kryesor i sfidës me 48 pikë. Steph Curry shënon 60 pikë, por Golden State dorëzohet në kohën shtesë përballë Atlantës. Buzëqeshin edhe Lakers, që pushtojnë Nju Jorkun dhe ndërpresin serinë  prej nëntë fitoresh radhazi të Knicks. Kings dhe Cavaliers fitojnë, Filadelfia humbet sërish pa Embiid.

Ndeshja e madhe e natës ka një zhvillim të papritur, Dallas Mavericks kalojnë në epërsi 44-20 në periodën e parë dhe duket se kanë kontrollin total të ndeshjes, përpara se të kalohen nga Milwaukee Bucks.

Giannis dhe shokët e tij rikthehen në -5 në periodën e dytë, kalojnë në avantazh në periodën e tretë, duke fituar 129-117 në Teksas. 40 pikët e Luka Doncic nuk janë të mjaftueshme për Mavs. Giannis Antetokounmpo kalon 40 pikë për të gjashtën herë, duke përfunduar me 48 pikë ndeshjen. Edhe Damian Lillard, me 30 pikë bëri një paraqitje shumë të mirë për miqtë.

LeBron James dhe Anthony Davis kthehen në fushë dhe Lakers kthehen të buzëqeshin, duke mposhtur një nga skuadrat më të forta në të gjithë NBA: pas nëntë fitoreve radhazi, New York Knicks bie, duke u mundur 113-105 në “Madison Square Garden”. Momenti vendimtar vjen në periodën e fundit, kur vendasit heqin këmbën nga gazi dhe mposhten me rezultatin e pjesshëm 33-19, që e kthen tërësisht situatën. LeBron është më i miri i Lakers, duke përfunduar ndeshjen me 24 pikë.  

Skuadra e Nju Jorkut hedh poshtë një paraqitje madhështore të Jalen Brunson, i cili përfundon takimin me 36 pikë.

Steph Curry ndërton, Golden State shkatërron dhe del me një disfatë befasuese në ndeshjen kundër Atlanta Hawks, të cilët përmbysin disavantazhin fillestar dhe i çojnë rivalët në kohën shtesë, ku arrijnë një fitore të rëndësishme me rezultatin 141-134.

Trae Young me 35 pikë ishte më i miri për vendasit. Warriors konfirmojnë veten në një krizë rezultatesh, 60 pikët e Steph Curry nuk mjaftojnë për të evituar humbjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat