Humbja e tretë për pejanet, fitorja e dytë për vlonjatet

Basketboll

Humbja e tretë për pejanet, fitorja e dytë për vlonjatet

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Penza ka pësuar humbjen e tretë në tri ndeshje, duke pësuar nga Flamurtari i Vlorës 85:94 (23:21, 17:24, 17:17, 28:32), derisa për skuadrën nga Vlora ishte fitorja e dytë.

Periudha e parë ishte e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, duke përfunduar 23:21. Edhe perioda e dytë ishte e barabartë deri në tre minutat e fundit, ku u shkëputën mysafiret dhe shkuan në pushim me shifrat 40:45.

Pejanet nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në 49:49, por sidoqoftë, skuadra nga Vlora pas 30 minutash ishte sërish në epërsi 57:62.

Flamurtari vazhdoi me lojë të mirë dhe ngriti epërsinë në 75:89, derisa menaxhoi epërsinë në minutat e fundit dhe triumfoi 85:94.

Te Penza u dalluan Peevy Elise me 28 pikë e 15 kërcime, Wingate Cayle me 24 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime dhe Saranda Daci me 17 pikë e pesë kërcime, kurse te Karon Williams me 34 pikë, tri kërcime e katër asistime dhe Asia Henderson me 28 pikë e 17 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat